Sport

GRUPI E/ Japonia bën një tjetër mrekulli, 'sakaton' Spanjën dhe e mbyll në vendin e parë! Kroacia kundërshtari i ardhshëm

Një tjetër arritje e madhe e Japonisë, e cila përmbys 2-1 Spanjën dhe kualifikohet si e para e grupit E në fazën tjetër të Kupës së Botës

1 Dhjetor 2022, 22:00 Nga DOSJA

GRUPI E/ Japonia bën një tjetër mrekulli, 'sakaton'

KATAR- Një tjetër arritje e madhe e Japonisë, e cila përmbys 2-1 Spanjën dhe kualifikohet si e para e grupit E në fazën tjetër të Kupës së Botës ku tashmë do të luajë ndaj Kroacisë. Pjesa e parë foli për Spanjën me iberikët që shënuan në minutën e 11' me Morata-n.

Tekniku japonez Moriyasu fut në pjesën e dytë Doan dhe Mitoma dhe përmbys ndeshjen dhe në minutën e 48' Doan barazoi shifrat, ndërsa Tanaka në të 51-tën do të realizonte golin e fitores. Spanja e mbyllin grupin në vendin e dytë dhe tashmë do të përballet me Marokun.

E.Ç (Dosja.al)

japonia spanja

Sondazh

Poll