Politike

Verifikim fakti/ A gënjeu Rama për të ndaluar protestën? Rastet në Evropë kur është protestuar përgjatë samiteve

Përse Rama kërkon të largojë nga tabloja një kundërshtim të opozitës dhe zhvillim të protestës?

1 Dhjetor 2022, 13:35 Nga f.g
Verifikim fakti/ A gënjeu Rama për të ndaluar protestën?
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit cënon standartet dhe masat e sigurisë për zhvillimin e samitit të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rama tha se samiti do të zhvillohet nën kujdesin e Këshillit Evropian dhe se Shqipëria është vetëm vend mikpritës. 

“Masave të sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samiti që janë në Këshillin europian prej shumë kohës. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e be, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha. Kryeministri foli për një aktivitet që nuk varet nga qeveria shqiptare. 

"Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose nuk tërhiqen. Këtu ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombetare të Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë gjithë kontinenti në mbështetje të Shqipërisë dhe asaj linje të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si faktor kyç në rajon dhe përmes rajonit pastaj edhe në Europë. Këta nuk mund ta marrin peng Shqipërinë, aq më tepër një samit të këtyre përmasave. Këtu hyn në fushë siguria dhe garanitmi i masave të kërkuara të liderëve dhe delegacioneve të gjjithë Europës", deklaroi Rama. 

Edhe pse nuk dha informacion se në cilën rregullore bazohet kryeministri për të sanksionuar lirinë për të protestuar, Dosja bëri një kërkim elementar. Në motorin e kërkimit "Google" rezulton se jo më larg se në muajin shkurt, më datë 17, në Bruksel, disa metra larg selisë së Këshillit Evropian, të ardhur nga vendet afrikane si Ethiopia apo Comoros zhvilluan një protestë për të denoncuar situatën ku ndodheshin vendet e tyre. Protesta zhvillohej në nisje të samitit të 6 mes BE dhe Afrikës. 

Verifikim fakti/ A gënjeu Rama për të ndaluar protestën?

https://www.africanews.com/embed/1844172

Një tjetër precedent i protestave në kohën kur zhvillohet një samit vjen nga viti 2020, kur qindra njerëz dolën në protestë kundër presidentit francez Emmanuel Macron gjatë samitit të liderëve të BE.  Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së Këshillit Evropian, ku liderët e BE-së po diskutonin fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 të bllokut. Protesta pati edhe incidente pasi protestuesit u përpoqën të kalonin barrierat dhe policia belge ndërhyri me bombola gazi. 

Verifikim fakti/ A gënjeu Rama për të ndaluar protestën?

Po ashtu, gjatë këtij viti, në mars 2022, protestues të shumtë dolën në mbështetje të Ukrainës në kohën kur në Bruksel ishte duke u zhvilluar samiti për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

Verifikim fakti/ A gënjeu Rama për të ndaluar protestën?

Në këto raste, protestat janë lejuar dhe siç shihet qartësisht ato nuk kanë cënuar sigurinë e aktivitetit. Çfarë ndryshon në protestën e 6 dhjetorit? Përse Rama kërkon të largojë nga tabloja një kundërshtim të opozitës dhe zhvillim të protestës? A po përdoret samiti për të mos lejuar të drejtën për të protestuar? /Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 edi rama

Sondazh

Poll