I mori flakë makina dhe u dogj brenda, shuhet futbollisti shqiptar në Gjermani, vetëm 22-vjeç
4 Shtator 2019, 17:06Nga DOSJA
KOSOVË– Një futbollist shqiptar ka ndërruar jetë një ditë më parë në Gjermani, si pasojë e një aksidenti tragjik. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Amir Ademi, i cili ishte aktivizuar në ekipin e FC Kosova Regensburg.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije faqja zyrtare e kipit.
“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona,”- shkruhet ndër të tjera krah fotos së futbollistit të ndjerë.
Mediat gjermane ka dhënë detaje të tjera në lidhje me aksidentin tragjik ku ndërroi jetë Ademi. Mësohet se 22-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Peugeot”, në momentin që është përplasur me një tjetër automjet të llojit “VË Pasat”.
Shoferi i makinës “Passat” është nxjerrë nga automjeti dhe është dërguar në spital, ndërsa shiptari nuk ka arritur dot të dalë. Makina e futbollistit ka marrë flakë pas përplasjes dhe është djegur brenda.
Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit që prej vitit 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm.
Amir Ademi la pas prindërit e tij. Motrën dhe vëllain, të cilët janë më të vegjël në moshë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Zona e Majës së Zezë në Velipojë është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri që ka rënë në këtë zonë rrezikon të përhapet dhe t’u afrohet banesa...
TIRANË– Një efektive policie nuk shërben vetëm për të vendosur gjoba apo për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Këtë gjë ka ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka dërguar një “mesazh” inspektorit që shpërndau foton e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malkos në media.Me...
TIRANË– Gjergj Cukali, i akuzuar për vrasjen me 15 plumba të ish-policit Arben Bilali, është lënë ditën e sotme nën masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e...
TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Emërimeve në Drejtësi nisi mbledhjen për verifikimin e të dhënave për kandidaten e Gjykatës Kushtetuese, Zhaklina Peto.Gj...
LUSHNJE- Një vajzë 20-vjeçare me iniciale D.N., është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të fusë kanabis në burgje.E reja, e kishte fshehur lëndën n...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën për Gjergj Cukalin, të akuzuar si ekzekutorin e ish-policit Arbn Bilalit me 15 plumba. Në seancën e zhvilluar p...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka hedhur hapin e parë për faturat e luksit që u publikuan në mediat pak ditë më parë për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj...
TIRANË– Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të mos thërrasë për dëshmi Agron Xhafën, por të lexojë d...