Aktualitet

E moshuara mezi ecte, efektivja e policisë ndalon makinat në Tiranë dhe bën gjestin prekës për të (Video)

4 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA
E moshuara mezi ecte, efektivja e policisë ndalon makinat në

TIRANË– Një efektive policie nuk shërben vetëm për të vendosur gjoba apo për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Këtë gjë ka demonstruar pikërisht një efektive e policisë rrugore, në momentin që ka ndaluar makinat.

Një video e dërguar në redaksinë  e Shqiptarja.com shihet se si një efektive e komisariatit nr.4 ndihmon një nënë të moshuar që në fakt mezi ecën.

Efektivja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur u nxjerr dorën makinave dhe i ndalon. Më pas ajo kap nga krahu të moshuarën dhe e ndihmon të kalojë në anën tjetër të rrugës. Me durim, efektivja nuk ia heq për asnjë moment dorën të moshuarës duke e ndihmuar deri në fund të rrugës.

Një gjest mjaft prekës dhe ndërgjegjësues që kalimtarëve u ka bërë përshtypje dhe e kanë filmuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivja ndihmon te moshuaren policia ne tirane efektivja ndihmon te moshuaren policia ne tirane

Sondazh

Poll