Politike

‘Nuk brohoras emrin tënd’/ Sherri Rama-Nano në Vlorë: Nuk jemi në krizë, kemi nerv, gjak dhe ide (VD)

4 Shtator 2019, 16:20 Nga DOSJA
‘Nuk brohoras emrin tënd’/ Sherri Rama-Nano në Vlorë:

TIRANË– Ishte viti 2004. Edi Rama kërkonte të konkurronte për të marrë postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Ishte koha kur PS ishte një parti e hapur. Kur lejohej debati dhe kur Edi Rama i thoshte në sy Fatos Nanos se nuk ishte në parti për të bërtitur Fatos Nano.

Por ishte në Komitetin Drejtues të Vlorës. Aty ku mbështetja për Nanon ishte maksimale. E ku vlonjatët, që sot e kanë Edi Ramën deputetin e tyre, e prisnin me vërshëllima Edi Ramën dhe nuk e linin të fliste.

Edi Rama u ngjit në podium. Ata vërshëllenin, Edi Rama bërtiste, Nano fliste me qetësi. Këto video nga Komiteti Drejtues i Vlorës, sjellë nga gazetari Ergys Alushi, japin një panoramë të qartë të demokracisë së brendshme në PS në vitin 2004, 15 vjet përpara. Ndërkohë sot, PS ka shkuar shumë prapa.

DEBATI:

 

Edi Rama:  Edhe kur them gjëra që të pëlqejnë ty, edhe kur them gjëra që nuk të pëlqejnë ty. Dhe unë dua që nëse ti do të më respektosh, të më respektosh pikërisht për këtë. Dhe unë dua që Fatos Nano nëse do të më respektojë dhe nëse do që të bashkëpunojmë, të më respektojë pikërisht sepse unë jam edhe pak më ndryshe dhe se në momente të caktuara, nuk jam i prirur të çohem dhe të bërtas “Fatos Nano” kur shoh që anija që ai e drejton prej 13 vitesh rrezikon të mbytet.

Fatos Nano: Partia Socialiste nuk është në krizë. Nuk mund të jetë në krizë një parti që ka kaq shumë jetë, nerv, gjak dhe ide. Qeverisja e saj në mënyrë të përsëritur rrezikon krizën. Dhe kjo nuk është krizë e Partisë Socialiste, kjo është krizë e përfaqësuesve. Kjo është krizë e moralit të përfaqësimit dhe prandaj dhe ne prishëm moralin e komunikimit me përfaqësuesit.

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatos nano ps edi rama fatos nano ps

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...