Politike

Kryemadhi takon zyrtarin e DASH: Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor

4 Shtator 2019, 16:19 Nga DOSJA
Kryemadhi takon zyrtarin e DASH: Shqipëria ka nevojë kritike për

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. David Kostelancik.

Kryemadhi i shprehu Z.Kostelancik vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në lidhje me krizën aktuale politike e institucionale që ka përfshirë vendin.

Ditën e sotme zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david kostelancik kryamdhi takim me kostelancik monika kryemadhi david kostelancik kryamdhi takim me kostelancik monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2019, 11:12

TIRANË- Depuetja Reme Lala, ka qenë një ndër më të heshurat në Kuvend në muajt e fundit. Kjo dhe evidentohej dhe në raportin e fundit të Institutit të Stud...