Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, 6 dhjetori ditë pushimi zyrtare për administratën dhe shkollat

Në 6 dhjetor, në kuadër të sigurisë për shkak të samitit do të jenë 16 nivele sigurie nga “Ura e Dajtit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”, çka e bën të pamundur zhvillimin e protestës para kryeministrisë. 

30 Nëntor 2022, 10:00 Nga A.B
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, 6 dhjetori ditë
Foto ilustruese

TIRANË- 6 dhjetori do jetë ditë pushimi zyrtare! Ky vendim vjen në një kohë kur ditën e martë, të javës së ardhshme (6 dhjetor) do të zhvillohet në Tiranë Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.  Dita e pushimit do të jetë për administratën dhe shkollat. 

Po ashtu, mësohet se në 6 dhjetor, në kuadër të sigurisë për shkak të samitit do të jenë 16 nivele sigurie nga “Ura e Dajtit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”, çka e bën të pamundur zhvillimin e protestës para kryeministrisë. 

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar prej javësh se opozita do të zhvillojë protestën në 6 dhjetor, në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Edhe pse ka marrë përgjigje negative nga policia e shtetit për lejen e protestës dhe nga Bashkia e Tiranës për lokacionin, Berisha insiston se protesta do të zhvillohet përballë kryeministrisë.

samiti be-ballkani perëndimor 6 dhjetor

Sondazh

Poll