Sport

Iran-SHBA 0-1/ Goli i Pulisic mjafton për të eleminuar kundërshtarin, Holanda në raundin tjetër

SHBA fiton ndeshjen e fundit ndaj Iranit me shifrat 0-1.

29 Nëntor 2022, 22:09 Nga DOSJA

Iran-SHBA 0-1/ Goli i Pulisic mjafton për të eleminuar

KATAR- SHBA fiton ndeshjen e fundit ndaj Iranit me shifrat 0-1. Takimi i vlefshëm për Grupin B u vendos vetëm nga një gol, pikërisht nga Christian Christian Pulisic në minutën e 38’.Lojtari i Chelsea shfrytëzoi një asist të Sergino Dest dhe shënoi golin e kualifikimit për skuadrën e tij, që në raundin tjetër do të sfidojë Holandën e Louis Van Gaal.

Në pjesën e dytë, SHBA u mbrojt dhe e menaxhuan mirë takimin. Në sekondat e fundit, Irani pretendoi dy herë për 11-metërsh, por arbitri Lahoz vazhdoi takimin. Fërshëllima e trefishtë e gjyqtarit spanjoll bëri që në stafin e amerikanëve të shpërthente festa, ndërsa lot te Irani që edhe me një barazim kishte mundësinë të kualifikohej.

E.Ç (Dosja.al)

shba iran katar 2022

Sondazh

Poll