Sport

Gazetari britanik shkruan: “Ronaldo tha se ai shënoi. Edhe Bruno është dakord”...

29 Nëntor 2022, 14:53 Nga DOSJA

Gazetari britanik shkruan: “Ronaldo tha se ai shënoi. Edhe Bruno

KATAR - Cristiano Ronaldo pretendon se ka shënuar golin e parë të Portugalisë kundër Uruguajit. Kapiteni i kombëtares luzitane e tregoi këtë pikërisht në fund të ndeshjes me gjeste, por i tha edhe gazetarit Piers Morgan, i cili bëri intervistën e fundit me lojtarin që do të sillte edhe zgjidhjen e kontratës me Manchester United.

“Ronaldo më konfirmoi se koka e tij e preku topin. Edhe Bruno (Fernandes) është dakord”,- ka shkruar Piers Morgan në rrjetet sociale, duke përforcuar versionin e CR7. Ndërkohë rrjetet sociale, por edhe FIFA, shënimin e golit të parë të Portugalisë në minutën e 54-t ia atribuon Bruno Fernandesit, i cili shënoi edhe nga pika e penalltisë në minutën e 90’+3, duke realizuar kësisoj një dopiedë.

Gazetari britanik shkruan: “Ronaldo tha se ai shënoi. Edhe Bruno

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll