Sport

Super Rashford dhe Foden, Anglia kualifikohet dhe gjen Senegalin në raundin tjetër, Uellsi e mbyll në vendin e fundit

nglia mund Uellsin 3-0 dhe kualifikohet në raundin e 1/16-të të Kupës së Botës si kryesuese e grupit B dhe tani do të përballet me Senegalin të dielën në mbrëmje.

29 Nëntor 2022, 22:00 Nga DOSJA

Super Rashford dhe Foden, Anglia kualifikohet dhe gjen Senegalin në raundin

KATAR- Anglia mund Uellsin 3-0 dhe kualifikohet në raundin e 1/16-të të Kupës së Botës si kryesuese e grupit B dhe tani do të përballet me Senegalin të dielën në mbrëmje. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Southgate që vendosi derbin britanik midis minutave 50 dhe 51.

Fillimisht goli i parë nga Rashford dhe më pas realizimi nga Foden pas një topi të dhënë nga Kane. Në minutën e 68-të sulmuesi i Man.United shënon golin e tretë. Uellsianët e përfunduan grupin në vendin e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

anglia uellsi

Sondazh

Poll