Sport

Holanda e mbyll Grupin A në vendin e parë, rekord negativ për Katarin, 0 pikë si vendi pritës

Holanda e Louis van Gaal përfundoi grupin A me stil, duke shëtitur kundër një Katari të nënshtruar. Përfaqësuesja portokalli fiton me shifrat 2-0 me një gol në secilën pjesë.

29 Nëntor 2022, 18:05 Nga DOSJA

Holanda e mbyll Grupin A në vendin e parë, rekord negativ për

KATAR- Holanda e Louis van Gaal përfundoi grupin A me stil, duke shëtitur kundër një Katari të nënshtruar. Përfaqësuesja portokalli fiton me shifrat 2-0 me një gol në secilën pjesë.

Gakpo, realizon në minutën e 28', realizimi i tij u tretë në po aq ndeshje në Kupën e Botës, dhe de Jong firmosi fitoren në minutën e 49' që i dha Holandës vendin e parë në grup. Oranje përfundon grupin me 7 pikë, përpara Senegalit. Humbja e tretë dhe asnjëherë i rrezikshëm për Katarin.

E.Ç (Dosja.al)

holanda kupa e botes

Sondazh

Poll