Sport

Rodrygo kërkon t’i “vjedhë” talentin Ronaldo Fenomenit, përfundon intervistën dhe i prek gjurin e majtë (video)

Nderim absolut. Kjo është ndoshta fjala më e mirë për të përcaktuar qasjen që Rodrygo ka ndaj Ronaldos. Jo Cristiano-s, por Luís Nazário de Lima, Fenomeni i Brazilit. Sulmuesi i Real Madrid u ul pranë tij për një intervistë. 21-vjeçari do të zëvendësojë Neymar-in të dëmtuar.

29 Nëntor 2022, 17:05 Nga DOSJA

Rodrygo kërkon t’i “vjedhë” talentin Ronaldo

KATAR- Nderim absolut. Kjo është ndoshta fjala më e mirë për të përcaktuar qasjen që Rodrygo ka ndaj Ronaldos. Jo Cristiano-s, por Luís Nazário de Lima, Fenomeni i Brazilit. Sulmuesi i Real Madrid u ul pranë tij për një intervistë. 21-vjeçari do të zëvendësojë Neymar-in të dëmtuar.

Ronaldo Fenomeni gjatë invervistë i dha kurajo lojtarit të Real Madrid: “I gjithë Brazili po bën tifo për ty, jep gjithçka!”, ishin fjalët e ish-fituesit të Kupës së Botës.Rodrygo dëgjoi me vëmendje fjalët e Ronaldos dhe reagimi i tij ishte emocionues. Para se të largohet, ai bën diçka që e lë vetë Ronaldon të shtangur. Një gjest që pjesërisht e befason dhe pjesërisht shkakton një buzëqeshje.

Rodrygo përkulet përpara për t'u ngritur nga kolltuku, por para se ti japë dorën ish-sulmuesin ai prek gjurin e majtë dhe më pas të dy këmbët e ish-kampionit brazilian, i fërkon duart sikur donte që i gjithë talenti i Ronaldos të kalonte në këmbët e Rodrygos.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll