Sport

La Liga nuk pret, del kundër Juventusit me një deklaratë zyrtare: “Ndëshkojini, kanë shkelur “fair-play” financiar!”

Dorëheqja në bllok e bordit të drejtuesve të Juventusit bëri xhiron e botës.

29 Nëntor 2022, 14:55 Nga DOSJA

La Liga nuk pret, del kundër Juventusit me një deklaratë zyrtare:

ITALI- Dorëheqja në bllok e bordit të drejtuesve të Juventusit bëri xhiron e botës. Brenda një kohe të shkurtër pati reagime. Lajmi për kontabilitetit të rremë në klubin e Juventusit ka prekur menjëherë drejtuesit e La Liga-s spanjolle të cilët po kërkojnë sanksione nga UEFA.

Njoftimi për shtyp i La Liga-s

Drejtuesit e Ligës spanjolle nuk humbën kohë dhe publikuan një deklaratë zyrtare ku kërkonin ndërhyrjen e UEFA-s. “La Liga – thuhet në shënim – po kërkon aplikimin e menjëhershëm të sanksioneve sportive ndaj klubit. La Liga kishte depozituar tashmë një ankesë zyrtare kundër Juventusit në prill 2022 me UEFA-n duke pretenduar shkelje të rregullores së Fair Play-it Financiar që Guardia di Finanza italiane po hetonte.

Qëndrueshmëria financiare është thelbësore për të mbrojtur biznesin e futbollit. Le të mbrojmë futbollin tonë”. Prillin e kaluar, La Liga kishte paraqitur tashmë një ankesë kundër Juventusit, Manchester Cityt dhe Paris Saint Germain për shkelje të Fair Play-t financiar kundër UEFA-s.

La Liga nuk pret, del kundër Juventusit me një deklaratë zyrtare:

E.Ç (Dosja.al)

 

juventus la liga

Sondazh

Poll