Sport

Juventus, dorëheqja e Agnellit bën të lumtur ultrasit: "Erdhi dita që prisnim"

Dorëheqja e Andrea Agnellit dhe e gjithë bordit të Juventusit i bën të lumtur ultrasit e Juventusit dhe 'Curva Sud' feston në një postim në Instagram

29 Nëntor 2022, 17:26 Nga DOSJA

Juventus, dorëheqja e Agnellit bën të lumtur ultrasit:

ITALI- Dorëheqja e Andrea Agnellit dhe e gjithë bordit të Juventusit i bën të lumtur ultrasit e Juventusit dhe 'Curva Sud' feston në një postim në Instagram: “Më në fund e kuptove”, “Festë Kombëtare”. Më pas ishte një tjetër mesazh: "Kjo është dita jonë. Kjo është dita për ata si ne që nuk kanë pushuar kurrë së luftuari qoftë edhe për një sekondë. Kjo është dita e hakmarrjes dhe e drejtësisë. Kjo është dita që kemi pritur shumë gjatë. Kjo është dita e fitores sonë. Vetëm ultrasit fitojnë gjithmonë".

Gjithë anëtarët e bordit drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme. Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedved.

Juventus, dorëheqja e Agnellit bën të lumtur ultrasit:

E.Ç (Dosja.al)

juventus agnelli

Sondazh

Poll