Bota

Mizoritë sekrete të luftës në Ukrainë, zëvendëskryeministrja ngre alarmin: Është përdhunuar një 5- vjeçare dhe një e moshuar

Kur u pyet se si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë, zonja Svyrydenko se çdo rrëfim ka qenë i tmerrshëm dhe se i ka kërkuar Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. 

29 Nëntor 2022, 12:09 Nga a.l

 

Mizoritë sekrete të luftës në Ukrainë,
Lufta në Ukrainë

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko ka zbuluar se gratë dhe vajzat ukrainase janë abuzuar seksualisht nga ushtarët rusë gjatë luftës. Në një intervistë për SkyNews, Svyrydenko ka pohuar se ushtarët rusë kanë përdhununuar një vajzë 5-vjeçare dhe një të moshuar ukrainase 76-vjeçare. Gjatë intervistës ajo gjithashtu deklaroi se ka dëgjuar rrëfime të ndryshme të vajzave dhe grave ukrainase që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës. 

Kur u pyet se si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë, zonja Svyrydenko tha se çdo rrëfim ka qenë i tmerrshëm dhe se i ka kërkuar Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. 

"Është e tmerrshme. Ne diskutuam histori të grave dhe fëmijëve që u përdhunuan. Më i vogli ishte një histori për një vajzë pesëvjeçare dhe gruaja më e madhe ishte 76 vjeç. Dhe këto janë histori të tmerrshme dhe bota duhet të dijë për to dhe duhet të përgjigjet. Unë jam këtu për të theksuar domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të vazhduar të na furnizojë me armë që ne ta përfundojmë këtë luftë me fitore. Njerëzit tanë po vuajnë shumë, gra dhe fëmijë. E gjithë bota po përgatitet për Krishtlindje dhe Ukraina po përgatitet për më shumë granatime dhe raketa në rrjetin tonë elektrik" tha Svyrydenko. 

Deklarata e zëvendëskryeministres vijnë një ditë pasi zonja e parë Olena Zelenska akuzoi forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në vendin e saj. Ajo gjithashtu pretendoi se gratë e ushtarakëve rusë i inkurajuan ata të përdhunonin gratë ukrainase./ Dosja.al

lufta ne ukraine yulia svyrydenko

Sondazh

Poll