Bota

Kina mes protestave dhe COVID-19/ Nis vaksinimi i të moshuarve, shpërndahen protestuesit

Policia ka vendosur kontrolle të rrepta përgjatë rrugës kryesore të protestës në Shangai, ndërsa siç raportojnë edhe mediat e huaja janë bërë disa arrestime. 

29 Nëntor 2022, 11:24 Nga a.l
Kina mes protestave dhe COVID-19/ Nis vaksinimi i të moshuarve,
Kinë

KINË- Protestat kundër kufizimeve të Covid-19 që shpërthyen gjatë fundjavës në Kinë parashikohet të ndalojnë, pasi në qytetet kineze policia është duke neutralizuar situatën. Policia ka vendosur kontrolle të rrepta përgjatë rrugës kryesore të protestës në Shangai, ndërsa siç raportojnë edhe mediat e huaja janë bërë disa arrestime. 

Ata madje i kanë ndaluar njerëzit t’i fotografojnë protestat dhe i kanë detyruar të njëjtit t’i fshijnë fotot në pajisjet e tyre. Arrestimi thuhet se është bërë në qytetin Hangzhou. Videot në mediat sociale, treguan qindra policë që pushtuan një shesh të madh publik të hënën mbrëma, duke penguar njerëzit të mblidheshin. Prania e tyre gjatë gjithë natës siguroi që të mos kishte më tubime, shkruan The Guardian. 

Nga ana tjetër janë marrë masat për vaksinimin e të moshuarëve. Në konferencën për shtyp, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se vetëm 76.6% e njerëzve mbi 80 vjeç kishin marrë dy doza, krahasuar me më shumë se 90% të popullsisë së përgjithshme dhe vetëm 65.8% kishin marrë një kurs të plotë me tre doza. Plani i ri i punës për “forcimin e vaksinimit kundër koronavirusit të të moshuarve” urdhëroi autoritetet vendore të përmirësojnë promovimin dhe shpërndarjen e vaksinave tek grupmoshat më të vjetra, të cilët kanë refuzuar hapur ashtu si edhe të rinjtë.  Normat e ulëta të vaksinimit tek të moshuarit janë një nga pengesat kryesore që Kina të lehtësojë masat zero-Covid në zemër të protestave.

Protestat mbarëkombëtare u nxitën pas një zjarri në një bllok të lartë në Urumqi, në Kinën Perëndimore, duke lënë të vrarë 10 persona të enjten e javës së kaluar. Raportohet nga mediat e huaja se banorët nuk mund t’i shpëtonin zjarrit për shkak të kufizimeve të Covid, por qeveria kineze e ka kundërshtuar këtë./ Dosja.al

protesta ne kine

Sondazh

Poll