Bota

Faucci: Nuk e përjashtoj, COVID mund të ketë dalë nga laboratori

Fauci pranoi se një grup virologësh ndërkombëtarë të respektuar kanë shkruar se provat e forta tregojnë se virusi u hodh nga kafshët te njerëzit

29 Nëntor 2022, 10:48 Nga k.m.
Faucci: Nuk e përjashtoj, COVID mund të ketë dalë nga
Anthony Fauci

SHBA- Anthony Fauci, lidhur me pandeminë e koronavirusit, tha se ka një "mendje të hapur" lidhur me origjinën e tij. Fauci pranoi se një grup virologësh ndërkombëtarë të respektuar kanë shkruar se provat e forta tregojnë se virusi u hodh nga kafshët te njerëzit, por tha se "nuk është vërtetuar përfundimisht".

"Edhe kur nuk ka asgjë për të fshehur, ata veprojnë në një mënyrë të dyshimtë, jo transparente,"- tha Fauci, kur u pyet në "Meet the Press" të NBC në lidhje me teorinë se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Kinë në 2019. 

Një raport këtë vjeshtë nga Vanity Fair dhe ProPublica shkruajtën se Instituti i Virologjisë Wuhan u mor me një emergjencë të paspecifikuar në kohën kur filloi Covid-19, gjë që shkaktoi debatin se e gjitha mund të kishte ndodhur në laborator. 

Duke folur në "Face the Nation" të CBS në një intervistë të veçantë të dielën, Fauci tha se do të dëshironte të dinte "të gjitha detajet e asaj që ndodhi me njerëzit që ishin infektuar".

Në "Meet the Press", ai kritikoi gjithashtu reagimin e rreptë të qeverisë ndaj Covid-19, i cili ka ndezur protesta të fundit midis njerëzve në Kinë.

anthony fauci

Sondazh

Poll