Bota

Zgjedhjet për kryetarë të komunave në Veri të Kosovës, zbulohen emrat e kandidatëve (EMRA)

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nga një kandidat për secilën komunë.

29 Nëntor 2022, 10:34 Nga a.l
Zgjedhjet për kryetarë të komunave në Veri të
Kosovë

KOSOVË- Janë zbardhur emrat e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Përpos kandidatëve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar edhe subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nga një kandidat për secilën komunë.

Emrat e kandidatëve për secilën komunë:

Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviç (Srpski Opstanak).
Leposaviç: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).
Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),
Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur).

Përveç PDK-së dhe Lëvzijes Vetëvendosje mësohet se në këtë garë do të marrin pjesë edhe subjekte politike tjera dhe një kandidate e pavarur. Mirëpo, këto zgjedhje janë sabotuar nga Lista Serbe që konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë, pasi nuk u pajtua me vendimin e Qeverisë për targat./ Dosja.al

komisioni qendror i zgjedhjeve kosove

Sondazh

Poll