Bota

Dhunohen 4 shqiptarë në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut

Policia thotë se njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

29 Nëntor 2022, 11:53 Nga a.l
Dhunohen 4 shqiptarë në sheshin  “Car Llazar” në
Mitrovica e Veriut

KOSOVË-  Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë ditës së djeshme në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:40 pranë monumentit të Princit Llazar, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar të rinjtë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër personat e plagosur kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit. Policia thotë se njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Sheshi Car Llazar, Mitrovice Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. 

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore dhe është regjistruar si “lëndime të rënda trupore”./ Dosja.al

dhunohen 4 shtetas kosovare

Sondazh

Poll