Bota

Emmanuela- grekja që u dha jetë të tjerëve...Si u shpërndanë organet e saj

Informacioni se marrësi është nëna e një fëmije. Marrësja e mëlçisë është prej vitesh në listën e pritjes.

29 Nëntor 2022, 12:06 Nga k.m.
Emmanuela- grekja që u dha jetë të tjerëve...Si u
Emmanuela

GREQI- Dhurata jete dha 21-vjeçarja Emmanuela, e cila përfundoi e plagosur për vdekje nga makina e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar që e tërhoqi zvarrë drejt Selanikut. Sipas informacioneve të fundit, një 40-vjeçare, e cila sipas ERT-së është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, do marrë zemrën e 21-vjeçares. Ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën pritëse.

Po ashtu, edhe korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë përputhen me të. Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës. Ndërsa mushkëritë e saj u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.

E reja u aksidentua për vdekje nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e la të gjakosur në asfalt dhe u largua. Ai po gjykohet dhe për momentin rrezikon të dënohet me burgim deri në 15 vjet./Protothema

emmanuela 26-vjecari perplas greken greqi

Sondazh

Poll