Sport

"Dashtë zoti mos e takoj se..." Messi shkeli me këmbë fanellën e Meksikës, kampioni i boksit kërcënon publikisht sulmuesin (video)

Argjentina fitoi me shifrat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të Grupit C. Detyra e përfaqësueses drejtuar nga Scaloni është të mund Poloninë në ndeshjen e fundit oër t'u kualifikuar për në raundin tjetër.

28 Nëntor 2022, 12:36 Nga DOSJA

"Dashtë zoti mos e takoj se..." Messi shkeli me këmbë

KATAR- Argjentina fitoi me shifrat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e dytë të Grupit C. Detyra e përfaqësueses drejtuar nga Scaloni është të mund Poloninë në ndeshjen e fundit oër t'u kualifikuar për në raundin tjetër. Meksikës i mbetet vetëm të fitojnë ndaj sauditëve, ndërkohë që po shërojnë plagët e disfatës së marrë nga Argjentina. Pas ndeshjes, gëzimi i lojtarëve argjentinas shpërtheu në dhomat e zhveshjes, siç shihet nga një video e postuar në rrjetet sociale.

Një entuziazëm i kuptueshëm, por dikush zgjati syrin dhe dukej se nën këmbët e Messit ishte një flamur me ngjyra të njohura, atë të flamurit meksikan. Mediat kanë akuzuar kapitenin e Argjentinës se ka përdorur flamurin në fjalë për të pastruar dyshemenë e dhomave të zhveshjes. Është e pamundur të përcaktohet me siguri nga pamjet nëse është vërtet kështu, edhe nëse në fakt duket se bëhet fjalë për fanellën me numrin 18 të Meksikës, e shkëmbyer dukshëm në fund të ndeshjes me Andres Guardado. Fakti është se kjo gjë arriti në veshin e Saul 'Canelo' Alvarez, kampionit meksikan në boks, mbajtës aktual i titullit botëror dhe i konsideruar si një nga boksierët më të fortë.

"Dashtë zoti mos e takoj se..." Messi shkeli me këmbë

32-vjeçari shpërtheu gjatë natës në Twitter duke kërcënuar Messin: "A është parë Messi duke fshirë dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? I lutem Zotit të mos e takoj!” Kështu shkroi në fillim Alvarez, dhe vazhdoi: “Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën! Unë nuk po flas për vendin (Argjentinën), po flas për Messin”.Në këtë pikë duhet të presim përgjigjen e Messit, nëse ai dëshiron të sqarojë çështjen, ose do të preferojë ta shtyjë atë për t'u përqëndruar sa më shumë në pjesën tjetër të Botërorit.

E.Ç (Dosja.al)

argjentina messi meksika

Sondazh

Poll