Sport

Rusia po shqyrton mundësinë e kalimit dhe anëtarësimin në Konfederatën Aziatike…

Federata Ruse po mendon largimin nga UEFA, për t'u bashkuar me Konfederatën Aziatike (AFC).

28 Nëntor 2022, 09:25 Nga DOSJA

Rusia po shqyrton mundësinë e kalimit dhe anëtarësimin

RUSI - Federata Ruse e Futbollit (RFS) po shqyrton mundësinë e ndryshimit të konfederatave dhe largimin e saj nga UEFA për t'iu bashkuar AFC-së, sipas mediave ruse që citojnë Alexander Dyukov, president i kësaj federate. 

"Disa muaj më parë, thashë se të mendonim për Azinë ishte e parakohshme, por tani është një mundësi që duhet ta shikojmë,"- ka deklaruaar ai, komentet e të cilit u transmetuan nga agjencia RIA.

Shkurtin e kaluar, FIFA dhe UEFA vendosën që të gjitha ekipet kombëtare dhe klubet ruse të pezulloheshin, pasi Moska nisi atë që e quajti një "operacion special ushtarak" në Ukrainë. 

Në korrik, CAS hodhi poshtë ankesën e Federatës dhe katër klubeve ruse, të cilat kundërshtuan vendimin e UEFA-s dhe FIFA-s. “Nuk kam folur ende me përfaqësues nga Azia, sepse UEFA na sheh si pjesë të familjes evropiane,”- ka thënë Dyukov. - Do të ishte e pahijshme prej nesh që të hynim në negociata pas shpinës së tyre”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll