Sport

“Katar 2022”/ Gjyqtaret femra ende duhet të presin për të drejtuar në Kupën e Botës...

Asnjë nga tre gjyqtaret kryesore femra dhe as tre asistentet nuk janë caktuar deri më tani për të drejtuar një ndeshje të Kupës së Botës.

28 Nëntor 2022, 09:44 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Gjyqtaret femra ende duhet të presin për
Japonezia Yoshimi Yamashita ka qenë tre herë arbitre e katërt në këtë Botëror

KATAR - “Mbi të gjitha, ato duhet të shihen si gjyqtarë, të cilët e meritojnë përzgjedhjen e tyre dhe duhet, si të tjerët, të punojnë shumë për t'u caktuar në ndeshje. Kështu tha Pierluigi Collina, kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, pak para fillimit të Kupës së Botës. Sepse për herë të parë në një edicion për meshkuj, gjashtë femra, d.m.th. tre gjyqtare kryesore nga tridhjetë e gjashtë gjyqtarë (francezja Stéphanie Frappart, ruandezja Salima Mukansanga dhe japonezja Yoshimi Yamashita) dhe tre asistente nga gjashtëdhjetë e nëntë (braziliania Neuza), meksikania Karen Diaz Medina dhe amerikania Kathryn Nesbitt) janë përzgjedhur.

Frappart ishte gjyqtarja e katërt në ndeshjen Portugali-Gana (3-2, e enjte), Mukansanga në Francë-Australi (4-1, e martë), ndërsa Yamashita ka qenë tashmë tre herë, në Belgjikë-Kanada (1-0, e mërkurë), Angli-Shtetet e Bashkuara (0-0, e premte) dhe Belgjikë-Marok (0-2, dje). Por duke ditur që emërtimet zbulohen nga FIFA një ditë para ndeshjeve (dhe u komunikohen të interesuarve dyzet e tetë orë para tyre), asnjë arbiter kryesore, as ndonjë ndihmëse nuk kanë drejtuar në dy ditët e para të fazës së grupeve, përfshirë sot, që është në gjysmë të rrugës për nga numri i ndeshjeve (32 nga 64).

Midis tridhjetë e gjashtë gjyqtarëve kryesorë të përzgjedhur, njëzet e gjashtë do të kenë gjykuar deri të hënën në mbrëmje, që do të thotë se gjashtë prej tyre kanë pasur tashmë nga dy ndeshje për të arbitruar: iraniani Alireza Faghani, salvadorani Ivan Barton, arabi Abdulla Mohammed, braziliani. Wilton Sampaio, italiani Daniele Orsato dhe meksikani César Ramos. 

Vetëm ky i fundit kishte arbitruar tashmë në një Botëror (në 2018, në Rusi). Prandaj të tjerët janë fillestarë në kompeticionin suprem, ashtu si nëntë nga dhjetë bilbilat që nuk janë caktuar ende si gjyqtarë kryesorë: vetëm Gambiani Bakary Gassama e ka përjetuar më parë këtë shenjtërim (një ndeshje në 2014 dhe në 2018).

E pyetur për kriteret e vlerësimit dhe emërtimit, Collina u përgjigj: “Përsa i përket gjyqtarëve, vlerësimi i tyre është një përzierje mes punës në stërvitje dhe performancës në ndeshjet ku ata gjykojnë. Çdo përzgjedhje do të bëhet me shumë kujdes në përpjekje për të gjetur ekipet më të mira të arbitrave çdo here”. Aty ku femrat deri tani kanë dalë në plan të dytë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll