Sport

Spanjolli Mateu Lahoz do të fishkëllejë në sfidën kontraverse Iran - SHBA...

Arbitri spanjoll do të japë drejtësi në ndeshjen e ditës së tretë të grupit B...

28 Nëntor 2022, 11:36 Nga DOSJA

Spanjolli Mateu Lahoz do të fishkëllejë në sfidën

KATAR - Kupa e Botës “Katar 2022” është në lulëzim të plotë. Topi u rrotullua pak ditë më parë dhe mes polemikave dhe surprizave, ngjarjet e reja nuk ndalen së ndodhuri. Dueli mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që do të luhet javën e ardhshme tashmë ka nisur të nxehet .

Të gjitha tensioneve jashtësportive që sjell ky Botëror, duhet t'i shtojmë edhe një: skuadra amerikane ka modifikuar flamurin iranian në rrjetet sociale (pa mburojën e Republikës Islamike). Dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak grupit iranian. Skuadra iraniane ka bërë thirrje për përjashtimin e Shteteve të Bashkuara nga Kupa e Botës në Katar, duke e konsideruar aktin si "një ofendim".

Të dy vendet do të takohen të martën e ardhshme, më 29 nëntor, në ditën e tretë dhe të fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar. Përgjegjës për drejtimin e këtij takimi të diskutueshëm do të jetë gjyqtari spanjol Antonio Miguel Mateu Lahoz. Do të jetë ndeshja e tij e dytë në këtë Botëror pas bilbilit në Katar-Senegal, ndeshje në të cilën ai pati polemika edhe me disa lojtarë të Katarit. Skena e duelit do të jetë stadiumi ‘Al Thumama’, në orën 20:00.

Informacioni i fundit, tregojnë se Irani e konsideron këtë ngjarje si një sulm këtë kundër Kupës së Botës në Katar, për të larguar vëmendjen nga protestat që po zhvillohen në vend, pas vdekjes së Mahsa Amini dhe që ka lënë tashmë më shumë se 350 të vdekur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll