Sport

“Katar 2022”/ Spanja, Japonia, Kosta Rika, Gjermania: skenarët e mundshëm të kualifikimit në Grupin E

Para ditës së tretë të deshjes së fazës së grupeve, katër skuadrat e grupit E (Spanja, Japonia, Kosta Rika, Gjermania) mund të kalojnë ende në 1/16.

28 Nëntor 2022, 10:26 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Spanja, Japonia, Kosta Rika, Gjermania: skenarët

KATAR - Me fitoren e Kosta Rikës ndaj Japonisë (1-0) dhe barazimin mes Spanjës dhe Gjermanisë (1-1) këtë të dielë, gjithçka mbetet për t'u bërë në grupin E para ditës së tretë. Të katër skuadrat janë ende në pozitë për të arritur në fazën e 16-të. Përgjigjet do të merren të enjten në mbrëmje, kur do të luhen ndeshjet Kosta Rika-Gjermani dhe Japoni-Spanjë.

Spanja kualifikohet nëse...

- Nuk humbet kundër Japonisë.
- Humbet ndaj Japonisë me më pak se 14 gola dhe Kosta Rika-Gjermani përfundon në barazim.
- Humbet kundër Japonisë dhe Gjermania mposht Kosta Rikën, duke mbetur prapa në diferencë golash (-1 kundër +7 aktualisht).

Japonia kualifikohet nëse...

- Mund Spanjën.
- Barazon kundër Spanjës dhe Kosta Rika-Gjermania përfundon në barazim, ose një fitore gjermane me një gol diferencë, pa shënuar Gjermania më shumë se Japonia.

Kosta Rika kualifikohet nëse...

- Mund Gjermaninë.
- Barazon kundër Gjermanisë dhe Spanja mposht Japoninë.

Gjermania kualifikohet nëse...

- Mund Kosta Rikën dhe Spanja mund Japoninë.

- Mund Kosta Rikën me më shumë se një gol diferencë (ose një gol diferencë duke shënuar më shumë gola se Japonia), në rast të barazimit midis Japonisë dhe Spanjës.
- Mund Kosta Rikën dhe Spanja humbet kundër Japonisë, duke mbetur mbrapa në diferencën e golave ​​(+7 kundër -1 aktualisht).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll