Sport

"Katar 2022"/ Kameruni përjashton André Onanan! Arsye disiplinore enigmë…

Federata e Kamerunit ka njoftuar perjashtimin e portierit të saj André Onana. Titullar në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Zvicrës (0-1), ai nuk do të luajë kundër Serbisë të hënën (11:00).

28 Nëntor 2022, 10:07 Nga DOSJA

"Katar 2022"/ Kameruni përjashton André Onanan! Arsye

KATAR - André Onana nuk do të jetë në listën e lojtarëve të Kamerunit. Siç njofton AFP, ai është sanksionuar për këtë ndeshje vendimtare kundër Serbisë (11:00). Është një goditje e madhe për “Luanët e Paepur”, pasi skuadra ka humbur tashmë ndeshjen e parë kundër Zvicrës (0-1) .

“Onana është përjashtuar nga grupi, ne e komplikojmë pak jetën tonë”,- ka shpjeguar një burim për Federatën e Futbollit të Kamerunit (Fécafoot), duke saktësuar se portieri i Interit është zëvendësuar nga Devis Epassy, ​​i cili luan në Abha të Arabisë Saudite.

Arsyeja dhe kohëzgjatja e përjashtimit të tij nuk janë specifikuar. 26-vjeçari u përjashtua nga ekipi për arsye disiplinore. Arsyeja dhe kohëzgjatja e këtij shkarkimi nuk janë specifikuar.

Mbajtës i Kupës së Kombeve të Afrikës së fundit, i përfunduar në vendin e tretë, André Onana pësoi golin e Kamerunit ndaj Zvicrës. I vlerësuar me notën 7, ai nuk mundi të bënte asgjë në golin e pësuar dhe kishte bërë një paraqitje solide.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll