Pamje mahnitëse! Tifo-grupi 'Ballistët' festojnë 30-vjetorin e krijimit, Tetova 'digjet' nga organizimi (video)
27 Nëntor 2022, 22:58Nga DOSJA
TETOVË- Shkëndija e Tetovës mori një barazim 0-0 ndaj Tivkes, përballje e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit maqedonas. Në orët e mbrëmjes, tifo-grupi 'Ballistët' organizuan një festë për 30 vjetorin e krijimit të tifozërisë.
Tifozët krijuan pamje mahnitëse në Tetovë ku organizuan një shfaqje me fishekzjare duke krijuar një pamje të bukur. Shkëndija e Tetovës është shpallur katër herë kampion i Maqedonisë së Veriut dhe dy herë ka fituar Kupën.