Sport

KATAR 2022/ Federata amerikane poston flamurin pa stemën islamike, Irani ankohet në FIFA

Federata e Futbollit të Iranit është ankuar në FIFA pasi stema e Republikës Islamike u hoq nga flamuri i saj në postimet e përfaqësueses së SHBA-së në rrjetet sociale.

28 Nëntor 2022, 00:40 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Federata amerikane poston flamurin pa stemën islamike, Irani

KATAR- Federata e Futbollit të Iranit është ankuar në FIFA pasi stema e Republikës Islamike u hoq nga flamuri i saj në postimet e përfaqësueses së SHBA-së në rrjetet sociale. Përpara takimit që do të luhet ditën e martë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën simbolin e zotit (Allahut) në postimet në Twitter, Facebook dhe Instagram.

Shtetet e Bashkuara thanë se vendosën të mos përdorin flamurin zyrtar të Iranit: "Për të treguar mbështetje për gratë në Iran që luftojnë për të drejtat themelore të njeriut". Protestat në Iran u shkaktuan nga vdekja në paraburgim në shtator të Mahsa Amini, një vajze 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia pasi kishte thyer rregullat e fehrexhes (mbulesës së kokës).

“Në një veprim joprofesional, faqja në Instagram e Federatës së Futbollit Amerikan hoqi simbolin e Allahut nga flamuri iranian”, tha agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.“Federata e Futbollit të Iranit i dërgoi një email FIFA-s për të kërkuar që të ndëshkojë Federatën amerikane". Një zëdhënës i futbollit të SHBA-së më vonë tha se postimet ishin hequr dhe zëvendësuar me ato që përdornin flamurin e saktë të Iranit, por shtoi: "Ne ende mbështesim gratë e Iranit".

E.Ç (Dosja.al)

iran katar fifa shba futboll iran-shba

Sondazh

Poll