Art&Argëtim

Ish-ylli i K-pop Kris Wu dënohet me 13 vjet burg për përdhunim në Kinë

Gjykata e Pekinit konstaton se këngëtari me origjinë kineze përdhunoi tre gra në nëntor dhe dhjetor 2020.

25 Nëntor 2022, 18:30 Nga k.m.
Ish-ylli i K-pop Kris Wu dënohet me 13 vjet burg për përdhunim
Kris Wu

KINË- Gjykata e Pekinit konstaton se këngëtari me origjinë kineze përdhunoi tre gra në nëntor dhe dhjetor 2020. Kris Wu u dënua me 13 vite burg pasi e shpalli fajtor për krime përfshirë përdhunimin, pak më shumë se një vit pas arrestimit të tij në Kinë, ku ai lindi dhe ndërtoi një karrierë fitimprurëse.

“Wu Yifan përfitoi nga tre gra të dehura … në shtëpinë e tij”, tha gjykata në llogarinë e saj zyrtare në WeChat.

Një ish-anëtar i grupit K-pop "Exo", superylli u kthye në Kinë në vitin 2014 për të ndjekur karrierën solo. Wu u arrestua në Pekin më 31 korrik 2021 pasi një studente 18-vjeçare kineze e akuzoi publikisht se e kishte shtyrë atë dhe vajza të tjera, disa të moshës nën 18-vjeçare, që të bënin seks me të.

Në atë kohë, studentja tha për mediat se Wu e kishte joshur atë të bënte seks kur ishte 17 vjeç, pasi e kishte dehur me alkool.

Ambasada kanadeze në Pekin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, megjithëse media shtetërore bëri me dije se zyrtarë të saj kishin marrë pjesë në dënimin. Wu u urdhërua gjithashtu të paguante 69 milion £ për fshehjen e të ardhurave personale dhe shkelje të tjera lidhur me taksat.

Wu ishte ambasador i 15 markave të njohura, duke përfshirë Bulgari, Lancôme, Louis Vuitton dhe Porsche, të cilat i ndërprenë menjëherë lidhjet me të. Gjykata tha se Wu do të dëbohej nga Kina, megjithëse avokatët në Kinë kanë thënë se deportime të tilla zakonisht ndodhin pas përfundimit të dënimit.

kris wu

Sondazh

Poll