Art&Argëtim

Humbi fëmijën një vit më parë, Jessie J bën postimin prekës: Engjëlli im, të ndjej kudo

Ajo shkruan se dhe pse ka kaluar kohë plaga mbet ende e hapur dhe ende dhemb si një vit më parë. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të shkuar vetëm pak orë përpara se ajo të performonte në koncert. 

25 Nëntor 2022, 17:11 Nga e.k
Humbi fëmijën një vit më parë, Jessie J bën
Jessie J

SHBA- Ka kaluar një vit që nga dita kur Jessie J njoftoi se ka humbur fëmijën e saj. Këngëtarja 34-vjeçare ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i ka prekur të gjithë. Ajo shkruan se dhe pse ka kaluar kohë plaga mbet ende e hapur dhe ende dhemb si një vit më parë. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të shkuar vetëm pak orë përpara se ajo të performonte në koncert. 

Humbi fëmijën një vit më parë, Jessie J bën
Postimi i këngëtares

“Sot, një vit më parë më thanë se fëmija im nuk kishte më rrahje zemre. Edhe pse mund ta tregoj historinë tani pa qarë, ende po zbuloj të gjitha gjërat pozitive që më dha kjo përvojë. Forcë, mençuri, ndjeshmëri dhe mirënjohje. Gjithë ditën mendoj për të gjitha gratë, burrat dhe familjet që kanë kaluar të njëjtën gjë dhe sa të fortë janë ata. Pikëllimi është një udhëtim kaq i çuditshëm dhe personal. Koha ndihmon, por kjo gjë nuk zbehet kurrë. Të dërgojmë dashuri dhe forcë në zemrën e kujtdo që po kalon ose e ka kaluar këtë. Dhe ëngjëllit tim të vogël. Të ndjej kudo. Sidomos sot”, shkruan Jessie.

jessie j

Sondazh

Poll