Art&Argëtim

Aktori i njohur i "Squid Game" në telashe, akuzohet për sulm seksual

Sipas raporteve lokale, prokuroria e Koresë së Jugut e paditi atë të enjten për pretendimin se kishte prekur në mënyrë të pahijshme trupin e një gruaje në vitin 2017.

25 Nëntor 2022, 15:36 Nga a.l
Aktori i njohur i "Squid Game" në telashe, akuzohet për sulm
Squid Game

KOREJA E JUGUT- Aktori i serialit të njohur "Squid Game" O Yeong-su është paditur me akuza për sjellje të pahijshme seksuale, tha prokurori i Koresë së Jugut. 78-vjeçari në janar u bë koreano-jugori i parë që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor në një serial për interpretimin e tij si një plak në dukje i pambrojtur në thrillerin distopian të Netflix-it mega-hit.

Sipas raporteve lokale, prokuroria e Koresë së Jugut e paditi atë të enjten për pretendimin se kishte prekur në mënyrë të pahijshme trupin e një gruaje në vitin 2017.

"Squid Game" që imagjinon një botë makabre në të cilën njerëzit e margjinalizuar përballen me njëri-tjetrin në lojërat tradicionale të fëmijëve që kthehen vdekjeprurëse - u bë seriali më i popullarizuar i Netflix ndonjëherë, duke tërhequr 111 milionë fansa në më pak se katër javë pas debutimit në 2021./ Dosja.al

squid game

Sondazh

Poll