Art&Argëtim

"This is me...Now"/ Jennifer Lopez prezanton albumin e saj të ri (FOTO)

Dhe në kopertinën e albumit të ri, ylli shfaqet e veshur një bust të bardhë që zbulonte barkun e saj të tonifikuar, duke shtuar pantallona të zeza lëkure dhe një xhaketë që i binte nga supet.

25 Nëntor 2022, 16:13 Nga a.l
"This is me...Now"/ Jennifer Lopez prezanton albumin e saj të ri
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja dhe aktorja me famë ndërkombëtare, Jennifer Lopez  ka prezantuar sot albumin e saj ri të quajtur "This Is Me... Now". Albumi është vazhdim i atij të vitit 2002 "This Is Me...Then", i cili shfaqi këngën hit Jenny From The Block.

Projekti i ri muzikor "This Is Me...Now" është krijuar pasi ajo u rikthye me aktorin Ben Affleck dhe u martua me të. Lopez ndau imazhe nga albumi i vjetër dhe albumi i ri për të treguar se si ka ndryshuar, shkruan Dailymail.

Në kopertinën e albumit të vjetër ajo shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Jlo në albumin "This is me...Then"

Dhe në kopertinën e albumit të ri, ylli shfaqet e veshur një bust të bardhë që zbulonte barkun e saj të tonifikuar, duke shtuar pantallona të zeza lëkure dhe një xhaketë që i binte nga supet.

"This is me...Now"/ Jennifer Lopez prezanton albumin e saj të ri
JLo në albumin "This is me...Now"

Këngëtarja shtoi se lancimi i albumit të ri, e ka bërë atë 'krenare' dhe tha se kjo rikonfirmoi ndjenjat e saj se ajo është në kontroll të plotë të jetës së saj./ Dosja.al

jennifer lopez

Sondazh

Poll