Art&Argëtim

E rrallë/ Gjendet skeleti i një dore 'të çuditshme' në plazhin brazilian, dyshohet se i përket një alieni

Skeleti i dorës u gjet në Ilha Comprida, shteti São Paulo, Brazil, më 20 Nëntor.

25 Nëntor 2022, 12:09 Nga a.l
E rrallë/ Gjendet skeleti i një dore 'të
Skeleti i dorës u gjet në Ilha Comprida, shteti São Paulo, Brazil, më 20 Nëntor.

BRAZIL- Një skelet që u gjend në breg në një plazh në Brazil këtë javë ngjalli frikë tek një çift që thanë se duket si dora e një alieni. Leticia Gomes Santiago dhe i dashuri i saj, Devanir Souza, po shëtisnin përgjatë vijës bregdetare ku panë një dorë gjigante me gishta të gjatë kockor.

"Është shumë e madhe. Ne nuk e dimë se çfarë kafshe është, aq më keq nëse është një alien", thanë ata.

Por biologu Eric Comin vërteton se skeleti vjen nga një qenie ujore, më konkretisht një cetace – një gjitar ujor që përfshin balena, delfinët dhe derrat. Dhe bazuar në dekompozimin, kafsha e oqeanit ka ngordhur rreth 18 muaj më parë, shkruan DailyMail. 

Ndërsa skeleti i dorës duket si aliene, është një tipar nga paraardhësit e hershëm të balenave që kanë ecur në tokë rreth 50 milionë vjet më parë. Skeleti i dorës u gjet në Ilha Comprida, shteti São Paulo, Brazil, më 20 Nëntor./Dosja.al

leticia gomes devanir souza gjendet skelet ne brazil

Sondazh

Poll