Art&Argëtim

Klajdi Haruni "hap" zemrën/ Flet për femrën ideale që do të ketë në krahë: Nuk mendoj se ndikon virgjëria

Këngëtari është treguar shumë i rezervuar saherë bëhet fjalë për jetën e tij private apo sentimentale, ku zgjedh të ndajë shumë pak momente me fansat.

25 Nëntor 2022, 15:49 Nga a.l
Klajdi Haruni "hap" zemrën/ Flet për femrën ideale
Klajdi Haruni

TIRANË- Klajdi Haruni, këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka folur si rrallë herë për jetën e tij privateNë një intervistë për “Prive.al” Haruni u vu në siklet teksa u pyet nga gazetarja nëse e do nusen të virgjër apo jo. Ai ka dhënë një përgjigje të papritur, ku shprehet: E dua gruan ta dua, nuk mendoj se ndikon virgjëria.

Këngëtari është treguar shumë i rezervuar saherë bëhet fjalë për jetën e tij private apo sentimentale, ku zgjedh të ndajë shumë pak momente me fansat. Megjithatë, edhe Haruni nuk i ka shpëtuar dot tundimit të rrjeteve sociale pasi në galerinë e fotove të tij në Instagram ai ka postuar një foto, ku shfaqej krah të dashurës, me të cilën kishte zgjedhur të kalonte një ditë të qetë në natyrë e larg zhurmës së qytetit.

Klajdi Haruni "hap" zemrën/ Flet për femrën ideale
Klajdi Haruni

Fotoja është realizuar shumë larg çiftit dhe për këtë arsye është e pamundur që të dallohet identiteti i saj./ Dosja.al

klajdi haruni

Sondazh

Poll