Art&Argëtim

Arbana Osmani zbulon detaje nga kasti i BBV 2: Mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar, nisim brenda këtij viti

Arbana Osmani zbuloi disa detaje nga formati dhe kasti. Për duke zbuluar disa detaje për kastin e këtij viti, por nuk ka nxjerrë asnjë emër.

25 Nëntor 2022, 17:30 Nga k.m.
Arbana Osmani zbulon detaje nga kasti i BBV 2: Mbase do t’i lënë
Arbana Osmani

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani foli për nisjen e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. E ftuar në “Wake Up” ditën e sotme, Arbana Osmani zbuloi disa detaje nga formati dhe kasti. Për duke zbuluar disa detaje për kastin e këtij viti, por nuk ka nxjerrë asnjë emër. Madje u treguar edhe shumë e rezevuar edhe me emrat e opinonistëve.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse i pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Shpresoj që të mos kem një dyshe tjetër Ilir-Donald, sepse ishin shumë afër. Unë përpiqem që të mos i dalloj personazhet nga të tjerët. Se kush janë opinionistët nuk mund t'ua them. Se më tha Vëllai i Madh mos thuaj gjë," -u shpreh Arbana.

Thuhet se Big Brother VIP Albania 2 do të nisë më 24 dhjetor, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data.

arbana osmani

Sondazh

Poll