Politike

Shqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet

Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen të dielën e 27 Nëntorit në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

25 Nëntor 2022, 17:20 Nga k.m.
Shqipëri – Kosovë, të dielën do mblidhen 2 parlamentet
Foto ilustruese

TIRANË- Pas 8 mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, festat e nëntorit për herë të parë do të bëjë bashkë dy parlamentet, që këtë të dielë do të zhvillojnë një seancë të përbashkët.

Ligjvënësit e të dy shteteve do të mblidhen të dielën e 27 Nëntorit në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Pas mbërritjes së parlamentarëve të Kosovës në Shqipëri, në Kuvend do të përshëndesin me fjalën e tyre dhe Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, ministra dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

kosove

Sondazh

Poll