Politike

Vendimi i gjykatës për PD/ Berisha: Edi Rama po përdor 'hanxharët' e vetingg-ut, ne nuk do të shuhemi

Duke folur për situatën në Partinë Demokratike dhe regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit Berisha nuk u përgjigj në mënyrë direkte por u shpreh se Partia Demokratike nuk do e ndalojë aksionin e saj opozitar. 

25 Nëntor 2022, 13:11 Nga e.k
Vendimi i gjykatës për PD/ Berisha: Edi Rama po përdor
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se asnjë vendim gjykate i marrë nga Edi Rama nuk do e mbajë peng Partinë Demokratike. Duke folur për situatën në Partinë Demokratike dhe regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit Berisha nuk u përgjigj në mënyrë direkte por u shpreh se Partia Demokratike nuk do e ndalojë aksionin e saj opozitar. 

Pyetje: Në momentin që nuk arrit marrëveshja mes jush dhe zotit Alibeaj përpara selisë së Partisë Demokratike ju dhatë një deklaratë kurt thatë se askush nuk e merr peng Partinë Demokratike, si do të dilni në zgjedhje nëse gjykata vendos në favor të Alibeajt? 

Sali Berisha: Ka një vendim mas asaj date. Ka një vendim gjykate që e mban peng Edi Rama. Ne kemi punë me Edi Ramën armik kryesor i PD. Nuk kemi punë me gjykatën, e ka dhënë vendimin, Edi Rama shfrytëzion nëpërmjet hanxhareve të vetingut dhe nuk lejon regjistrimin. Gjithçka këtu është e përcaktuar nga Edi Rama. Me kod dhe lidhje ai vendim të çon në regjistrim. E them për çdo demokrat ka vetëm një rrugë përballja më e fuqishme me këtë armik të egër që do të zhduke pluralizmin. Edi Rama e ka shumë gabim ne nuk mund të shuhemi.

sali berisha

Sondazh

Poll