Politike

PRIMARET/ Albert Mëlyshi prezanton kandidaturën për Bashkinë Mirditë: Mirditorët do të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale

Nga selia blu, Mëlyshi tha se qyteti i Mirditës vetëm është shfrytëzuar për interesa personale dhe politike, ndërsa premton se me votën ndaj tij mirditorët do të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale. 

25 Nëntor 2022, 14:08 Nga a.l
PRIMARET/ Albert Mëlyshi prezanton kandidaturën për Bashkinë
Albert Mëlyshi

MIRDITË- Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidatirën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë emri i opozitës për Bashkinë Mirditë. Nga selia blu, Mëlyshi tha se qyteti i Mirditës vetëm është shfrytëzuar për interesa personale dhe politike, ndërsa premton se me votën ndaj tij mirditorët do të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale. 

FJALIMI I PLOTË: 

Të nderuar anëtarë/e dhe simpatizantë të PD Mirditë!

Të nderuar Mirditorë!

Unë jam Albert Mëlyshi dhe kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës.

Kemi një administratë të tejfryrë në bashkinë ton, me rrogtarë që nuk dinë ku punojnë, që dinë vetëm bankomatin për të tërhequr paratë, dhe punonjës që shtohen për favore elektorale.

Qytetarët presin koridoreve, dhe punonjësit shëtisin kafeneve.

Sot bashkia Mirditë numron mbi 600 punonjës, nga 210 në organikë. Pra 400 më shumë. 400 punonjës, duke llogaritur vetëm pagën mesatare 320 mijë lek, bëjnë 1 miljon € në vit që bashkia i shpenzon me paga pa asnjë efektivitet.

Ky është sistemi që është ngulur në bashkinë tonë, që kërkon një reformë të thellë e të gjithanshme.

Duhet pranuar fakti që, për 30 vite pushteti lokal në Mirditë, një pjesë e mirë e tyre edhe nga demokratët, mirditorët janë qeverisur keq.

Që Mirdita të zhvillohet më së pari duhet ta duash, ta duash para çdo partie.

Mirdita jonë ka histori që duhet të bënte krenar një shtet. Ka natyren, kulturën dhe traditën që do të gjeneronin turizmin.

Mirdita ka resurse nëntoksore që do ridimensiononte ekonominë lokale, ka njerëz me vlera të larta intelektuale, morale e njerëzore, biznesmenë të suksesshëm, që janë tretur nëpër botë dhe kurrë nuk u është shtrirë dora e bashkëpunimit në interes të saj.

Mirdita vetëm është shfrytëzuar për interesa përsonale e politike.

Shkurt…Mirditën nuk e kanë dashur.

Gjithçka thashë më sipër, e shumë të tjera si këto, më kanë nxitur të kandidoj në procesin e primareve në PD Mirditë, proces i cili u jep të drejtën demokratëve të përzgjedhin kandidatin e PD për Bashkinë Mirditë dhe heq përfundimisht kryetarokracinë duke deleguar tek çdo demokrat peshen e votës së lirë dhe mundësinë e vendimmarrjes.

Gara brenda llojit ka sjellë shpesh krisje brenda strukturës, por garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se do mbështetet e punohet fort për secilin kandidat që demokratët do zgjedhin.

Ky është e do jetë qëndrimi im sot e nesër pavarësisht çdo rezultati.

Është punuar këto kohë e po punohet fort për afrimin e çdo demokrati, me qëllimin e vetëm që me 15 maj, Mirdita e mirditorët të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale. 

Së bashku, nëpërmjet votës, garës së hapur e të ndershme mund të japim një leksion politik. 

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.Dosja.al

albert mëlyshi primaret ne pd

Sondazh

Poll