Politike

Protesta e 6 dhjetorit/ Gjiknuri: I bën turp vendit! Mazhoranca nuk ka marrë asnjë masë për ta penguar

Ai shtoi se mazhoranca socialiste nuk ka marrë asnjë masë për të penguar protestën teksa 'thumboi' opozitën duke thënë se shqiptarët nuk e kanë zakon që ti presin miqtë me protesta. Sipas tij opozita është kundër çdo projekti që ka të bëjë më zhvillimin e vendit.

25 Nëntor 2022, 16:09 Nga e.k
Protesta e 6 dhjetorit/ Gjiknuri: I bën turp vendit! Mazhoranca nuk ka
Damian Gjiknuri

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha se protesta e thirrur nga Partia Demokratike më datë 6 dhjetor ditë kur në Tiranë do të mblidhen liderët e BE-së në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor është një turp për Shqipërinë. Ai shtoi se mazhoranca socialiste nuk ka marrë asnjë masë për të penguar protestën teksa 'thumboi' opozitën duke thënë se shqiptarët nuk e kanë zakon që ti presin miqtë me protesta. Sipas tij opozita është kundër çdo projekti që ka të bëjë më zhvillimin e vendit.

"Mazhoranca nuk ka marrë asnjë masë për të penguar asnjë protestë, opozita ka gëzuar çdo të drejtë për të bërë protesta. Problemi është se i bën turp vendit kur vijnë kryeministrat e Europës dhe Tirana kthehet në qendër të diplomacisë europiane, nuk ka qenë zakon i shqiptarit ti pres miqtë me protesta. Qytetarët janë të aftë e të dijnë se kush janë ato forca që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë. Opozita është kundër çdo projekti që i jep dobi ekonomisë së vendit. Duan të pengojnë çdo lloj progresi për ta mbajtur vend këtë vend,” tha Gjiknuri.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thërritur një protestë kombëtare më datë 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e Bashkimi Europian. Kryedemokrati ka deklaruar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Protestën e thirrur nga Berisha e ka mbështetut dhe aleati i tij në opozitë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërkohë kjo protestë duket se do të 'përçajë' edhe më tej opozitën pasi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

damian gjiknuri partia socialiste protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll