Politike

'Bashkëpunëtor i Ramës'/ Akuzat e Berishës, Kapllanaj: S’i beson as vetë ato që thotë

Kapllanaj deklaron se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE.

25 Nëntor 2022, 13:31 Nga A.B
'Bashkëpunëtor i Ramës'/ Akuzat e Berishës,
Agron Kapllanaj

TIRANË- Agron Kapllanaj iu është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se demokratët kanë ngecur me Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD. Ai shton se do të mungojë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk do të bëhet pjesë e turpit ndërsa në Tiranë vijnë liderët e BE.

“Betejën e kemi dhe do e vijojmë me Edi Ramën. Unë jam mes mallakastriotëve. Deklaratat e Berishës nuk janë lajm. Këto janë lojëra politike. Më vjen keq që dëgjoj nga goja e një njeriu që ka pasur vlerësime maksimale ndaj meje. Ai vërtet i shpreh por si beson as vetë këto që thotë. Politika në Shqipëri kështu është, me sharje e fyerje që s’i bëjnë nder një force politike dhe as ne. Këto i bëjnë ato që i bëjnë shqiptarët të largohen. Në një anë kemi qeveri arrogante dhe nga ana tjetër s’kemi alternativë. Dhe ajo që del si Berisha nuk i bind shqiptarët për të ndryshuar ndonëse ka një pjesë të militantëve që e mbështesin. I kuptoj se janë të zemëruar me Bashën sepse nuk i sollën në pushtet. Berisha nuk është në alternativë dhe më kanë thënë që s’kemi gjë në terezi me të por kemi ngecur se nuk kemi tjetër. Sa të jetë Berisha, kjo është e vështirë të ndodhë. Uroj të reflektojë. Por s’bëj fushatë kundër Berishës, por kundër Ramës.

Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta. Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.

agron kapllanaj sali berisha

Sondazh

Poll