Aktualitet

Laboratori në Fier/ Anila Hoxha: 4 të kapurit në Tiranë ishin garantorët, puna nisi që në janar me hapjen e kompanisë

Ajo tha se SPAK ka në dorë përgjime që ndan rolet e të përfshirëve.

25 Nëntor 2022, 16:20 Nga F.M
Laboratori në Fier/ Anila Hoxha: 4 të kapurit në Tiranë
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me grupin e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier, ku u gjetën 430 kg kokainë. E ftuar në studion e TopNeës, Hoxha tha se plani për sjelljen e drogës ka nisur që nga janari.

Hoxha u shpreh se fillimisht u hap kompania dhe më pas vijoi transporti i thasëve me plah kimikë. Ajo tha se SPAK ka në dorë përgjime që ndan rolet e të përfshirëve. Për katër të arrestuarit nga Tirana, Hoxha tha se ishin ‘garantorët’.

“SPAK ka disa përgjime, janë identifikuar veprimet e tua. Nisën veprimet për të hapur një kompani që do të merrej me importin e plehut kimik dhe të frutave ekzotikë. Muaj më vonë grupi mori formë të caktuar. Në muajin maj është nisur ngarkesa. Fillimisht në Pire, më pas në Malin e Zi. Katër të rinjtë e vënë në pranga në Tiranë, Klajdi Vrioni (Kodra), Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona ishin garantorët që do ta çonin të sigurtë në destinacion,”- tha Anila Hoxha.

Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.  Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu

anila hoxha laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll