Aktualitet

Aktivistët e mbrojtjes së familjes kundër filmit "Strange World": Ka përmbajtje të papërshtatshme, dy djem dashurohen me njeri-tjetrin

Aktivistët e mbrojtjes së familjes, në vendin tonë kanë dalë kundër filmit, i cili paraqet dy djem të dashuruar me njëri tjetrin.

25 Nëntor 2022, 15:10 Nga a.l
Aktivistët e mbrojtjes së familjes kundër filmit "Strange
Strange World

TIRANË- Filmi 'Strange World' ka krijuar shumë polemika në vendin tonë. Aktivistët e mbrojtjes së familjes, në vendin tonë kanë dalë kundër filmit, i cili paraqet dy djem të dashuruar me njëri tjetrin.

THIRRJA:

PRINDËR DHE EDUKATORË TË NDERUAR!

Filmi "Strange World'", i përkthyer në shqip si "Botë e Mrekullueshme", ka përmbajtje të papërshtatshme për t'u ndjekur nga fëmijet. Ky film u mëson femijëve që të jesh gay është normale, mbasi ka në përmbajtje fabulën e dy djemve adoleshente, qe ndërsa kërkojne të shpëtojne planetin, bien ne dashuri me njeri-tjetrin. Ju keni te drejte te informoheni perpara se të zgjidhni te coni femijet per të parë një film ne kinema. Mungesa e informacionit eshte një armë po perdoret për nje ndikim negativ per shendetin mendor te fëmijëve. Mos lejoni tjetèrsimin e modeleve dhe heronjve, për te cilet femijet tane enderrojne. Misioni i kinemase eshte edukimi dhe argetimi dhe jo drejtimi ne shtigje te errëta i audiencës. Është detyra jonë dhe e institucioneve shtetërore dhe private, edukuese dhe argétuese, t'i mbrojme fëmijet nga çdo ndikim që i cënon ata. Mbrojme Jetën! Mbrojmë Familjen! Mbrojme fëmijët!

KOALICIONI SHOIPTAR PRO FAMILJES & JETËS

Bota e çuditshme është një film amerikan i animuar me kompjuter, fantastiko-shkencor aksion-aventure i vitit 2022, i prodhuar nga Walt Disney Animation Studios dhe i shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures. Filmi i 61-të i animuar i prodhuar nga studio, ai u drejtua nga Don Hall, me skenar dhe bashkë-regjisor nga Qui Nguyen dhe prodhuar nga Roy Conli. Në film luajnë zërat e Jake Gyllenhaal, Dennis Quaid, Jaboukie Young-White, Gabrielle Union dhe Lucy Liu., dhe ndjek Clades, një familje legjendare eksploruesish, të cilët duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre ndërsa nisin një udhëtim në një tokë misterioze të banuar nga forma të jetës surreale, në mënyrë që të shpëtojnë një burim të quajtur Pando nga humbja e burimit të tij të energjisë./ Dosja.al

strange world

Sondazh

Poll