Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor/ Arrestohen 4 shoferë në Vlorë, pezullohen 10 patenta

Sipas njoftimit të policisë janë pezulluar edhe 10 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

25 Nëntor 2022, 15:27 Nga a.l
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor/ Arrestohen 4 shoferë në
Policia Rrugore

VLORË- Katër shoferë janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi janë kapur duke drejtuar makinat në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në mënyrë të parregullt.

Sipas njoftimit të policisë janë pezulluar edhe 10 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:  

-janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"; 

-janë pezulluar 10 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

arrestohen shoferet ne vlore

Sondazh

Poll