Aktualitet

A do merret nën hetim Meta? Kraja: Vazhdojnë hetimet edhe për atë, kush del përgjegjës është histori

Sipas Krajës prokurorët janë të pavarur në vendimmarrje për çështjet që kanë nën hetim.

25 Nëntor 2022, 14:48 Nga A.B
A do merret nën hetim Meta? Kraja: Vazhdojnë hetimet edhe për
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi në një intervistë për 'Euronews Albania' se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti. Gjatë intervistës ai nënvizoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar. 

Pyetja: Disa cështje kanë të bëjnë me Metën. A do merret në hetim Meta?

Kraja: Po janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Duan kohën e vet. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim. 

Pyetja: Po thoni se nuk është vetëm Meta?

Kraja: Ne po hetojmë faktet. Se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit.

arben kraja ilir meta

Sondazh

Poll