Aktualitet

Dhunë në familje, vjedhje e kokainë, 7 të arrestuar në Tiranë

Ndërkohë dy persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen për dhunë në familje. Kështu një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H banues në Tiranë u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Dhe një 53-vjeçar u arrestua për të njëjtën akuzë. 

25 Nëntor 2022, 15:31 Nga e.k
Dhunë në familje, vjedhje e kokainë, 7 të arrestuar në
Policia Tiranë

TIRANË- Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet A.H banues në Kashar u arrestua pasi pas kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte së bashku me një person tjetër të identifikuar me inicialet K.H, i cili po ashtu u arrestua gjeti një sasi të vogël lënde narkotike e llojit kokainë. 

Ndërkohë dy persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen për dhunë në familje. Kështu një 41-vjeçar i identifikuar me inicialet K.H banues në Tiranë u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Dhe një 53-vjeçar u arrestua për të njëjtën akuzë. Ndërsa një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K.S u vu në prangat nga blutë e kryeqytetit pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasit K. H., 21 vjeç dhe A. H., 31 vjeç, banues në Kashar, pasi gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin K. H., dhe pasagjer shtetasin A. H., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, po nga këta specialistë, u ndalua shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin N. M., 40 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. R., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll