Aktualitet

Përmbytjet, ambasadorja e BE-së viziton Shkodrën: Jemi këtu për tu ndihmuar

Mësohet se ambasadorja gjatë vizitës së saj ka theksuar se ata janë të gathëm që të ndihmojnë në kapërcimin e situatës.

25 Nëntor 2022, 15:27 Nga I.A
Përmbytjet, ambasadorja e BE-së viziton Shkodrën: Jemi këtu
Christiane Hohmann

SHKODËR- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Christiane Hohmann ka vizituar ditën e sotme Shkodrën. Mësohet se ambasadorja gjatë vizitës së saj ka theksuar se ata janë të gathëm që të ndihmojnë në kapërcimin e situatës. Po ashtu ambasadorja Hohmann ka shtuar se Bashkia ka kërkuar gjithashtu masa paraprake që kjo mos të ndodhte.

“BE është këtu. Jemi këtu për t ju ndihmuar. Jemi në Shkodër për të parë situatën. Jemi për të folur për mbrojtjen e këtyre familjeve. Ndihmat bëhen përmes komunikimeve me qeverinë. Janë një sërë programesh që shkojnë përtej qytetit, për turizmin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës", tha ambsadorja.

Qarqet Lezhë, Durrës dhe Shkodër kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Mijëra hektarë tokë u përmbytën, dhjetëra banesa gjithashtu ishin nën ujë, ndërsa dëmet në familjet e këtyre zonave ishin kolosale. Po ashtu fatkeqësisht nga përmbytjet kanë humbur jetën edhe dy persona, babë e bir. 

christiane hohmann permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll