Aktualitet

KPK e konfirmoi, Komisioneri ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Komisioneri Publik në kërkesën e tij kërkon që të rrëzohet vendimi i KPK-së dhe gjyqtari të shkarkohet nga detyra. 

25 Nëntor 2022, 14:47 Nga e.k
KPK e konfirmoi, Komisioneri ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e
Pëllumb Zaimi

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili rreth një muaj parë konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Beratit Pëllumb Zaimi. Komisioneri Publik në kërkesën e tij kërkon që të rrëzohet vendimi i KPK-së dhe gjyqtari të shkarkohet nga detyra. 

NJOFTIMI:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z.Pëllumb Zaimi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Berat. Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, çmon se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 574/2022, të Komisionit dhe akteve shoqëruese të tij, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, në kuptim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke analizuar konstatimet për secilin nga kriteret e vlerësimit, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pëllumb Zaimi.

Gjyqtari Pëllumb Zaimi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 14 tetor 2020. Gjatë seancës dëgjimore në komision u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. Një nga pikat e 'nxehta' në vlerësimin e tij ishte një apartament me sipërfaqe 86 m2 në vlerën 48 mijë e 700 euro ku Zaimi deklaroi se e kishte blerë me kursimet familjare të grumbulluara ndër vite dhe me paratë e siguruara nga shitja e një apartamenti në Çorovodë.

pëllumb zaimi

Sondazh

Poll