Aktualitet

430 kg kokainë në Fier/ Artan Hoxha ngre hije dyshimi mbi kompaninë që bëri analizat e plehut: Si kaloi në doganë?

Më pas, Hoxha tha se lënda është sjellë më pas në Tiranë.

25 Nëntor 2022, 14:12 Nga F.M
430 kg kokainë në Fier/ Artan Hoxha ngre hije dyshimi mbi
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime mbi kompaninë e cila merret me analizat e plehut kimik që ka hyrë në Shqipëri bashkë me kokainën e zbuluar në laboratorin në Fier. I ftuar në studion e 'ABC", Hoxha tha se kompania në fjalë e ka certifikuar duke e analizuar, në mënyrë që të kalojë skanerin rregullisht. Më pas, Hoxha tha se lënda është sjellë më pas në Tiranë.

"Personat që prisnin ngarkesën janë përpjekur që të jenë të rregullt nga ana ligjore. Të sigurt që ngarkesa nuk do kapej në skaner, janë kujdesur për pjesën tjetër të dokumentacionit. SPAK i ka të gjitha detajet për të vijuar më tej se si kjo kompani ka siguruar vërtetësinë e analizave. Dihet kompania që ka certifikuar këtë pleh. Ti merr certifikatë sepse nuk kalon dot nga mali, e kalon në doganë. Ata kanë certifikuar dokumentacion të plotë dhe e kanë futur legalisht këtë gjë. Unë nuk e di si janë bërë analizat dhe jam kurioz për këtë. SPAK mbase do na japë një përgjigje. Ata kanë paraqitur analiza në doganë që kjo lëndë është e kontrolluar për tu tregtuar. Pas dokumentacionit, ngarkesa është zhdoganuar, e kanë sjellë në kryeqytet,"- tha Hoxha. 

Si u zbulua labporatori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.  Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu

artan hoxha laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll