Aktualitet

Kapet me drogë në makinë, arrestohet në flagrancë 23- vjeçari në Krujë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike kanabis, që u gjetën në mjetin e 23- vjeçarit. 

25 Nëntor 2022, 13:46 Nga a.l
Kapet me drogë në makinë, arrestohet në flagrancë 23-
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor antidrogë i koduar "Bridge”.

KRUJË- Një 23- vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë pasi është kapur me drogë në makinën e tij. Arrestimi i të riut me iniciale R.M., është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Bridge" dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike kanabis, që u gjetën në mjetin e 23- vjeçarit. 

NJOFTIMI I POLICISË:- 

Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor antidrogë i koduar "Bridge”.

Lëvizte me rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

arretsohet i riu ne kruje

Sondazh

Poll