Aktualitet

80 kg drogë nga Shqipëria në Turqi përmes Serbisë, vijojnë hetimet për ngarkesën e kapur në Nish

Sipas informacioneve droga do kalonte vetëm nëpër Serbi dhe më pas do shkonte në Turqi. Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal merreshin me kontrabandë, shitje, magazinim dhe transport të sasive të mëdha të marijuanës.

25 Nëntor 2022, 13:41 Nga I.A
80 kg drogë nga Shqipëria në Turqi përmes Serbisë,
Droga

 

SERBI- Hetimet për kapjen e 80 kg drogë në Nish të nisura nga Shqipëria me destinacion Turqinë po vijojnë nga policia serbe. Novosti shkruan se hetimet për konfiskimin e 80 kilogramëve marihuanë në Nish, aktualisht po shkojnë në dy drejtime.

Sipas informacioneve droga do kalonte vetëm nëpër Serbi dhe më pas do shkonte në Turqi. Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal merreshin me kontrabandë, shitje, magazinim dhe transport të sasive të mëdha të marijuanës.

Policia fillimisht arrestoi I.P në Nish pasi në kamionin që drejtonte iu gjetën 30 kilogramë drogë. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 30 ditë, ndërsa në vazhdim të aksionit zyrtarët policorë kanë arrestuar organizatorin e grupit A. R. (1960), J. I. (1969), të dy nga Presheva, si dhe I. M. (1989), M. A. (1989), P. M. (1989), S. J. (1999) dhe D. Đ. (1994), të gjithë nga Nishi.

Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera që kanë përdorur në Nish, janë sekuestruar 50 kilogramë marijuanë. Dyshohet se me urdhër të anëtarëve të grupit shoferi i kamionit I. P. duhej të transportonte drogë në Turqi. Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

droga ne nish

Sondazh

Poll